Art&Argëtim

Iliri puthi në buzë Arjolën, reagon për herë të parë e shoqja: E pashë, më pëlqeu

7 Shkurt 2022, 18:15 Nga DOSJA
Iliri puthi në buzë Arjolën, reagon për herë të

TIRANË– Emmanuela, gruaja e balerinit Ilir Shaqiri ka komentuar puthjen që i shoqi dha brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me aktoren Arjola Demiri. E ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’, bashkëshortja e balerinit tha se e kishte marrë me shumë pozitivitet dhe qetësi këtë gjë sepse ishte vetëm një lojë. Madje, ajo u bëri thirrje edhe të tjerëve që të mos e komentonin si diçka shumë të madhe pasi ishte vetëm një puthje për aktrim, shkruan TopChannel.

Pjesë nga biseda;

Flori Gjini: Puthjen e Ilirit me Arjolën.

Gruaja e Ilirit: E pashë, më pëlqeu për mënyrën se si ato lozën, shumë kam parë nëpër rrjete sociale se si u puth se si u bë.

Erjona Rusi: Ishte rol që ta themi, po luanin ishte aktrim.

Gruaja e Ilirit:  Ishte rol dhe njerëzit duhet ta marrin me më sportivitet pjesën e roleve që bëjnë aktrim është puthje për momentin. Kam parë edhe një koment të një blogeri se di nëse mund ta them emrin Olti Curri, që kush do vijë tani që u puth me Arjolën. Nuk besoj të vijë njeri ose të ndodhi ndonjë gjë sepse ishte vetëm një aktrim.

Arjola dhe Iliri u puthën në buzë në kuadër të një sfide që po zhvillonin brenda ‘BBV’.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arjola demiri big brother vip ilir shaqiri arjola demiri big brother vip ilir shaqiri

Sondazh

Poll