Art&Argëtim

18 vite më parë! VIDEO, kur Amarda Toska ishte në audicionet e “Portokalli-së”

7 Shkurt 2022, 09:34 Nga DOSJA

TIRANË– Moderatorja e tashmë biznesmentja Amarda Toska u bë e njohur për publikun shqiptar falë emisionit ‘Portokalli’. Në vitin 2004 ajo prezantoi përkrah Agron Llakajt spektaklin e humorit.

Pamjet e 18 viteve më parë, u zbuluan mbrëmjen e kaluar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”. Momentet kur Amarda zhvillonte audicionet për t’u përzgjedhur prezantuese e emisionit po ashtu u ndanë për publikun. Ami shihet më e dobët dhe me flokët e prera shkurt e të zeza.

“Ardhja ime në ‘Portokalli’ nuk ka qenë e menduar dhe e kërkuar nga unë. Kanë qenë njerëz të tjerë, që më identifikuan kur isha balerinë në Tv Klan. Ishte përgjegjësi e madhe, atëherë ‘Portokallia’ ishte në kulmin e vetë, dilte të dielave në adrkë dhe në lokale të gjithë atë shikonin”.– tha Ami teksa shikonte veten e saj në ekran.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz amarda toska ami amarda toska ami

Sondazh

Poll