Art&Argëtim

FOTOT/ Mbyllet pub-i më i vjetër në botë, ishte hapur në vitin 793

7 Shkurt 2022, 11:25 Nga DOSJA
FOTOT/ Mbyllet pub-i më i vjetër në botë, ishte hapur

ANGLI- Nga sot në Angli është mbyllur një ambient, pronari i të cilit pretendon se është pub-i më i vjetër në botë.

“Ye Olde Fighting Cocks”, i vendosur në St Albans, Hertfordshire, sipas pronarit të tij, Christo Tofalli, daton që në vitin e largët 793 dhe u detyrua të mbyllej, pasi pronari shpalli falimentin. Ai tha se ishte “zemërthyer dhe se kishte provuar gjithçka në mënyrë që ta mbante barin hapur”. 

Edhe pse i ka mbijetuar luftërave më të mëdha dhe epidemive botërore, duket se COVID19 ka qenë një sfidë e papërballueshme për këtë pub, i cili frekuentohej gjerësisht nga adhuruesit e birrës.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete angli christo tofalli mbyllet pubi pandemia covid19 angli christo tofalli mbyllet pubi pandemia covid19

Sondazh

Poll