Bota

Konflikti për Ukrainën, Gjermania gati të bllokojë furnizimin me gaz ng Rusia

6 Shkurt 2022, 15:02 Nga DOSJA
Konflikti për Ukrainën, Gjermania gati të bllokojë

GJERMANI – Gjermania refuzon të aktivizojë gazsjellësin “Nord Stream 2” nëse vazhdon të përshkallëzohet situata rreth Ukrainës. Deklaratën e dha ambasadori gjerman në Poloni, Arndt Freytag von Loringhoven. Ai nënvizoi se liderët e Europës nuk duhet të deklarojnë se do të merren masa në kundërpërgjigje të një shpërthimi potencial të përplasjeve mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Nord Stream 2” është një projekt i përbashkët mes Rusisë dhe Gjermanië për të garantuar furnizimin me gaz të Europës. SHBA dhe Ukraina e kundërshtojnë këtë projekt me frikën se kjo do t’i hapë rrugë ndikimit rus në “kontinentin e vjetër”. Kremlini u ka bërë thirrje vendeve të Perëndimit që të mos e politizojnë çështjen e këtij gazsjellësi, pasi ky projekt sjell përfitime financiare për Rusinë dhe BE.

Gjermania është njëra prej vendeve të BE që nuk ka pranuar të dërgojë armatime dhe trupa në Ukrainë. Përpara disa javësh “ëall Street Journal” publikoi një artikull ku thuhej se Berlini nuk është më aleati besnik i Uashingtonit për shkak të raporteve miqësore që ka vendosur me Moskën.

Burimi: Spurtnik News

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermania konflikti rusi-ukraine tubacioni rus nord stream 2 gjermania konflikti rusi-ukraine tubacioni rus nord stream 2

Sondazh

Poll