Bota

U vra nga një shqiptar, publikohet fotoja e armës me të cilën u godit Kampanos

6 Shkurt 2022, 14:37 Nga DOSJA

GREQI – Policia greke sekuestroi armën me të cilën u vra 19-vjeçari Alkis Kampanos mëngjesin e së martës në zonën e Charilou të Selanikut nga një grup huliganësh të klubit të PAOK-ut. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi pas ngjarjes së rëndë se ka gjurmë të gjakut të Kampanos dhe të njërit prej miqve të tij në armën e ftohtë kosë.

Sipas të dhënave policore rezulton se kjo armë është përdorur dhe në incidente të tjera nga grupi i ultrasve “Bicepsi i Veriut”. Materiali në fjalë është i prodhur në Japoni dhe ka gjatësi 35 cm, ndërsa tehu është i gjerë më shumë se 15 cm.

Gjyshi i viktimës deklaroi pas krimit se një prerje të tillë nuk mund të kryente as dhe një kirurg.

Çfarë ka ndodhur?

Mëngjesin se martës, pas ndeshjes së kampionatit helen të futbollit AEK-PAOK, Alkis Kampanos u sulmua me dy miqtë e tij nga një grup huliganësh të PAOK-ut. Autori i vrasjes u identifikua një 23-vjeçar shqiptar me emrin  Afksendos Çarçiu, pjesë e ultrasve të PAOK-ut të quajtuir “Bicepsi i Veriut”. Ai rrahu dhe goditi për vdekjen viktimën me kosë. Identifikimi i tij u bë i mundur nga kamerat e sigurisë përreth zonës së Charilou. Efektivët e rendit në Selanik sekuestruan një grup sendesh dhune në një prej zyrave të “Bicepsit të Veriut” në qendër të Selanikut. Rezultoi se mbajtësi i çelësave ishte Çarçiu. Ai u arrestua dhe u dënua me 5.4 vite burg. Vrasësi mohoi të kishte lidhje me sendet e gjetura. Për krimin tronditës, policia greke ka shpallur në kërkim dhe 20-vjeçarin nga Shqipëria Rogers Demirazi, i cili mendohet se fshihet në atdhe.

Burimi: Protothema

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni afksendos çarçiu (tzarziu) alkis kampanos rogers demirazi vrasja e tifozit ne greqi afksendos çarçiu (tzarziu) alkis kampanos rogers demirazi vrasja e tifozit ne greqi

Sondazh

Poll