Art&Argëtim

Sanremo 2022, Mahmood & Blanco fitojnë Festivalin me këngën ‘Brividi’

6 Shkurt 2022, 07:06 Nga DOSJA
Sanremo 2022, Mahmood & Blanco fitojnë Festivalin me këngën

ITALI– Mahmood & Blanco janë fituesit e festivalit “Sanremo 2022” me këngën “Brividi“, e kështu do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion. Festival që edhe ky do të zhvillohet në Itali, në Torino pas fitores së Maneskin në garën e Suedisë. Ndërsa vendin e dytë e mori Elisa, e Gianni Morandi siguroi të tretën me këngën e tij “Open all doors”.

Menjëherë pas marrjes së çmimit të parë, Blanco zbriti nga salla duke shkuar drejt të ëmës: Duhet të përshëndes mamin tim!, ndërsa nuk i kurseu përqafimet dhe puthjet ndaj saj. 

Ndërkohë që për 29-vjeçarin me origjinë nga Egjipti. Mahmood, kjo është fitorja e dytë pas “Soldit” në vitin 2019, duke u bërë personi i parë në histori që er fiton festivalin dy herë. Dueti me Blancon, vetëm 19 vjeç, duket se është pritur mirë pasi kënga “Broglie” është në dhjetëshen e parë të renditjes botërore të Spotify.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kulture kulture eurovision 2022 sanremo 2022 eurovision 2022 sanremo 2022

Sondazh

Poll