Art&Argëtim

“Ç’na bëre”, Aleksia Peleshi tregon si reagoi i ati kur mori vesh lidhjen me Romeon

5 Shkurt 2022, 20:58 Nga DOSJA
“Ç’na bëre”, Aleksia Peleshi tregon si reagoi i

TIRANË– Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi ka treguar mënyrën se si ka reaguar i ati kur ka dëgjuar se ajo e ka bërë publike lidhjen me aktorin Romeo Veshaj. E ftuar në “Rudina”, Peleshi tha se i ati kishte siklet sepse njerëzit e uronin që t’i trashegohej vajza. Gjithsesi, ajo shtoi se ka gabuar që nuk e ka mbajtur lidhjen private, siç ia ka sugjeruar babai.

Pjesë nga biseda:

Aleksia Peleshi: Unë e kam pasur gjithmonë mbështetjen dhe mirëkuptimin e babit për sa i përket lidhjes. Sigurisht më ka sugjeruar që t’i mbaj gjërat sa më private, pavarësisht se unë nuk e kam ndjekur këtë këshillë dhe kam bërë gabim.

Rudina Magjistari: Pse mendon se ke bërë gabim?

Aleksia Peleshi: Po sepse në momentin që i thua gjërat me aq pastërti, me aq sinqeritet, e bën veten si të thuash si mish për top, je shumë e atakueshme nga publiku, aq më tepër që njerëzit i keqintepretojnë gjërat. Babi, mbaj mend na ka thënë, “ça na bëre, ngelën duke më thënë njerëzit të trashëgohet çupa”.

Rudina Magjistari: Dhe ti çfarë i thua?

Aleksia Peleshi: “Faleminderit” i them, thuaju.

Rudina Magjistari: Pra ti do të doje të vinin urime të tilla?

Aleksia Peleshi: Nuk flas më.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz aleksia peleshi romeo veshaj aleksia peleshi romeo veshaj

Sondazh

Poll