Art&Argëtim

ME VIDEO/ Fifi puthet me të dashurin e ri, ish-burri i modeles Adrola Dushi

6 Shkurt 2022, 08:09 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Fifi puthet me të dashurin e ri, ish-burri i modeles Adrola Dushi

TIRANË– Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur për publikun si Fifi ka konfirmuar lidhjen e re. Bëhet fjalë për Adis Patushin, i cili është një emër i njohur për showbizzin dhe mediat rozë, si partneri i modeles shqiptare, Adrola Dushin. Me këtë të fundit ka edhe një djalë, i pagëzuar me emrin Troi.

Lajmi deri më tani ishte mbajtur i fshehur për syrin e publikut, por ishte vetë këngëtarja, ajo që e konfirmuar romancën e re gjatë një koncerti të mbajtur ditën e djeshme duke i dhuruar një puthje publike partnerit të saj.

Ndërsa vetëm disa muaj më parë, kur Fifi ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, shprehu pëlqimin e saj me futbollistin Granit Cana, por historia e tyre nuk u finalizua kurrë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz adis patushi fifi adis patushi fifi

Sondazh

Poll