Aktualitet

43 vota pro në parlamentin malazez, bie qeveria e Krivokapiç, buzëqesh Abazoviç

4 Shkurt 2022, 20:08 Nga DOSJA
43 vota pro në parlamentin malazez, bie qeveria e Krivokapiç,

MALI I ZI – Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiç në Malin ka rënë! Parlamenti i Podgoricës pas 3 seancave radhazi shfuqizoi qeverinë e 42-të të vendit duke votuar pro mocionit të shkarkimit të kabinetit qeveritar me 43 vota pro dhe 11 kundër. Mosbesimin e Qeverisë i votuan 43 deputetë të opozitës dhe të grupit parlamentar “Bardhezi”, ndërsa kundër ishin 11 deputetët nga Demokratët, të Drejtat dhe Mali i Zi i Bashkuar.

Por para votimit, deputetët e Frontit Demokratik (DF), Lëvizjes për Ndryshim (PzP) dhe Partisë Popullore Socialiste (SNP) u larguan nga salla plenare. Nisma për rrëzimin e Qeverisë u nënshkrua nga partitë e opozitës dhe Lëvizja Qytetare URA, të cilat kanë shumicën prej 44 deputetësh nga gjithsej 81 deputetë në Kuvend, ndërkohë që gjatë gjithë kohës zv.kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviç shfaqej i qeshur para kamerave.

Pas votimit, deputeti i Partisë Demokratike të Malit të Zi, Vladimir Martinoviç tha se sonte katër deputetë të mazhorancës votuan për rënien e Qeverisë, që është në kundërshtim me vullnetin elektoral të qytetarëve nga 30 gushti.

“Askush nuk ka të drejtë ta ndryshojë vullnetin elektoral brenda natës. Kemi frikë se do të formohet një shumicë e re parlamentare,”-tha ai në fjalën e tij. Ndërsa theksoi se ata qëndruan dhe votuan kundër tradhtisë do të mund t’i shikojnë qytetarët në sy.

Më herët, parlamenti rrëzoi propozimin e kryeministrit Krivokapiç për të shkurtuar mandatin e pushtetit të tij legjislativ. Për mediat, zv/kryministri shqiptaro-malazez Dritan Abazoviç tha se nëse nuk arrihej sot zgjidhje politike, atëherë vendi do t’i drejtohej zgjedhjeve të parakohshme. Ndërsa ai vetë dje u shpëtua nga Kuvendi, i cili abstenoi në shumicë propozimin për shkarkimin e tij nga posti i nr.2 të qeverisë. Ndërkohë që tashmë, Mali i Zi duhet të krijojë një qeveri të re, e cila me shumë gjasa do të krijohet nga shumica e partive opozitare.

Por si lindi konflikti mes palëve politike në Malin e Zi?

Qeveria e Krivokapiçit ra 14 muaj pasi u zgjodh më 4 dhjetor 2020. Qeveria e Krivokapiçit, e afërt me Kishën Ortodokse Serbe, u zgjodh me votat e tri koalicioneve fituese të kryesuara nga Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA në zgjedhjet e 30 gushtit 2020. Por qeveria qysh në fillim nuk e ka pasur mbështetjen e plotë të shumicës parlamentare në Kuvend, kurse konfliktet më të mëdha kanë shpërthyer në mes të kryeministrit Krivokapiç dhe Frontit Demokratik, një pjesë e partive në pushtet, kurse muajt e fundit ka ardhur edhe deri te ndarja në mesin e ministrave, atyre besnikë të kryeministrit Krivokapiç apo të zëvendëskryeministrit Abazoviç. Në deklaratën e tij të fundit publike më 3 shkurt, kryeministri Krivokapiç u shpreh se ishte i vetëdijshëm se nuk do të ishte më kryeministër dhe se Qeveria e tij do të rrëzohej. Ai akuzoi zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviç se kishte planifikuar të rrëzonte Qeverinë shumë kohë më parë, duke përfshirë në “kulisa” edhe presidentin malazez, Milo Gjukanoviç.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni bie qeveria e malit te zi dritan abazovic zdravko krivokapić bie qeveria e malit te zi dritan abazovic zdravko krivokapić

Sondazh

Poll