Aktualitet

“Kanë vënë kryqet nëpër banesa”, banori i Paskuqanit: Disa njerëz erdhën e bënë foto

4 Shkurt 2022, 16:21 Nga DOSJA
“Kanë vënë kryqet nëpër banesa”, banori i

TIRANË – Banorët e Paskuqanit, Laprakës dhe “5 majit” kanë dalë sërish sot në protestë kundër shembjes së banesave të tyre. Pasi dje protestuan para Kuvendit, ambasadave të SHBA dhe BE, sot ata u ngritën sërish në protestë në Paskuqan. Njëri prej qytetarëve tregoi për mediat se janë vendosur kryqe në banesat e tyre si dhe disa persona po bëjnë fotografi rreth shtëpive të tyre. Ai shtoi se banorët nuk kanë marrë asnjë sqarim lidhur se me ç’do të bëhet me fatin e tyre.

“Kanë vënë kryqat nëpër banesa dhe nuk e dimë se çfaqrë po bëjnë. Nuk tregojnë asgjë tjetër, nuk flasin se çfarë do bëhet. Vetëm njëherë kanë ardhur disa njerëz për të bërë disa foto dhe më pas askush nuk ka ardhur të na sqarojë”, u shpreh qytetari.

LAJMI KRYESOR: Protesta në Paskuqan, banorët duan dëmshpërblim: Krim të shembet shtëpia për 2 metra

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet paskuqan protesta ne paskuqan paskuqan protesta ne paskuqan

Sondazh

Poll