Aktualitet

Protesta në Paskuqan, banorët duan dëmshpërblim: Krim të shembet shtëpia për 2 metra

4 Shkurt 2022, 16:09 Nga DOSJA
Protesta në Paskuqan, banorët duan dëmshpërblim: Krim

TIRANË– Banorët e Paskuqanit kanë dalë sërish në protestë këtë të premte duke kërkuar që projekti i Unazës së madhe të ndryshojë dhe të spostohet në mënyrë që banesat e tyre të mos shemben. Rreth orës 17:00 të pasdites, të gjithë kanë dalë për të kërkuar të drejtat e tyre, duke mos i kursyer edhe përplasjet me Policinë e Shtetit.

Duam thjesht dëmshpërblim ose devijim të projektit sepse për dy metra të prishet një shtëpi apo të kapet shkalla e një shtëpie është krim. Prindërit kanë punuar me vite,”-thanë ata para kamerave. Shkak për devijimin e rrugës sipas tyre është bërë fabrika e tullave në këtë zonë, ndërsa kërkojnë që të devijojë projekti në mënyrë që shtëpitë e tyre të mos shemben për 2 metra. Më shumë se 100 shtëpi janë në plan për t’u prishur dhe banorët shprehen se nuk do të ndalin protestat derisa të marrin një zgjidhje konkrete për problemin e tyre.

Po ashtu, në protestën e sotme, në mbështetje të tyre ishin edhe banorët e 5 majit dhe të Laprakës, të cilët gjithashtu ndajnë të njëjtin shqetësim për shembjen e banesave të tyre. Ndërkohë që kanë paralajmëruar se godina e Kryeministrisë do të jetë vendgrumbullimi i radhës, duke bërë bashkë të gjithë banorët e “5 majit”, Laprakës dhe të Paskuqanit. Kjo protestë është caktuar që të zhvillohet ditën e dielë.

SHIKO EDHE KËTË:

“Kanë vënë kryqet nëpër banesa”, banori i Paskuqanit: Disa njerëz erdhën e bënë foto

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet paskuqan protesta ne paskuqan paskuqan protesta ne paskuqan

Sondazh

Poll