Aktualitet

Dështoi të fitonte pafajsinë, Saimir Tahiri qesh me vendimin!Gazetarët s’i ndahen…

4 Shkurt 2022, 16:25 Nga DOSJA
Dështoi të fitonte pafajsinë, Saimir Tahiri qesh me

TIRANË – Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e priti duke qeshur vendimin e Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke u dënuar me 5 vite burg të konvertuar në shërbim prove. Mediat nuk i janë ndarë ish-ministrit në mandatin e parë të qeverisë “Rama” 2013-2017. Kamerat e mediave fiksuan momentin kur mbante duart të kryqëzuara në kraharor në momentin e leximit të vendimit final nga kryetari i trupës gjykuese.

Tahiti u shpall fajtor për lidhje me grupin kriminal të Habilajve, të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Pritet që ky vendim do të dërgohet nga avokati i Tahirit, Maks Haxhia për rekurs në Gjykatën e Lartë.

LAJMI KRYESOR: Tahiri-FAJTOR! Dënohet me 3.4 vite burg ish-ministri i Brendshëm, me pranga te 313

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet saimir tahiri denohet saimir tahiri

Sondazh

Poll