Aktualitet

“Visi, çoji dy paketa”, Artan Hoxha: Tahiri besoi se do t’i shpëtonte kësaj fjalie

4 Shkurt 2022, 19:40 Nga DOSJA
“Visi, çoji dy paketa”, Artan Hoxha: Tahiri besoi se do

TIRANë – Gazetari investigativ, Artan Hoxha komentoi dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre dhe lidhje me grupin e Habilajve. Në një postim në Facebook, ai shkruan se Tahiri nuk e mendonte se do të dëgjonte fjalinë e avokatit të tij Maks Haxhia para Gjykatës së Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili kërkoi dy paketa cigare për ish-ministrin, i cili nga sot do të nisë të kryejë dënimin e dhënë nga gjykata. Më tej, Hoxha shton se Saimir Tahiri do t’i duhet më shumë të mësohet me qelinë sesa për të vërtetat dhe gjërat që është në dijeni gjatë kohës kur ishte ministër i Brendshëm.

Në fund, Hoxha e shoqëroi mesazhin e tij me foton e Tahirit, kryeministrit Edi Rama gjatë një vizite në SHBA ku bisedojnë me presidentin e kohës Barack Obama dhe zëvendësin e tij Joe Biden.

POSTIMI I ARTAN HOXHËS:
Maks Haxhia, avokati i Tahirit:

Ne foto: Ministri i Brendshem Tahiri dhe kryeministri Rama, gjate nje takimi ne Shtepine e Bardhe me presidentin amerikan Barak Obama dhe presidentin aktual, Xho Bajden…

LAJMI KRYESOR: Tahiri-FAJTOR! Dënohet me 3.4 vite burg ish-ministri i Brendshëm, me pranga te 313

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet apeli i gjkko artan hoxha denohet saimir tahiri apeli i gjkko artan hoxha denohet saimir tahiri

Sondazh

Poll