Art&Argëtim

Puthje e bikini, publikohen fotot e Beniadës me ish-futbollistin e Juventusit

4 Shkurt 2022, 11:13 Nga DOSJA
Puthje e bikini, publikohen fotot e Beniadës me ish-futbollistin e

TIRANË– Fotot që po shikoni tregojnë modelen Beniada Nishani e cila është bërë dhe pjesë e “Big Brother VIP”. Imazhet janë shkrepur që në kohën kur Nishani ka qenë në një lidhje me futbollistin e Juventusit, ish-kapitenin e Milanit, Mattia De Sciglio, histori për të cilën ajo ka folur edhe brenda shtëpisë së BBV.

Dyshja shihen mjaft të buzëqeshur krah njëri tjetrit. Të veshur me rroba banjoje e duke u puthur, dyshja siç duket kanë qenë duke kaluar pushimet së bashku në bregdet.

Por, tashmë kjo lidhje ka marrë fund. Vetë modelja Nishani teksa tregonte historitë e dashurisë tha se me futbollistin është lidhur kur ka qenë 16 vjeçe, dhe është ndarë pas shtatë vitesh. Në momentin që dyshja po përgatiteshin për martesë, Nishani kuptoi se nuk ndjente më për sportistin Mattia De Sciglio dhe i dha fund gjithçkaje.

“Kam qenë e lidhur me të për shtatë vjet dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa,”- ka deklaruar Beniada.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beniada nishani big brother vip mattia de sciglio beniada nishani big brother vip mattia de sciglio

Sondazh

Poll