Bota

U arrestua, lirohet kreu i PSD, Dardan Molliqaj: Më mori peng Policia e Kosovës

3 Shkurt 2022, 23:13 Nga DOSJA
U arrestua, lirohet kreu i PSD, Dardan Molliqaj: Më mori peng Policia e

PRISHTINË– Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është liruar nga paraburgimi, pasi u prangos dy ditë më parë. Menjëherë pas lirimit ai shkoi për të dhënë një intervistë për emisionin “Pressing” duke pretenduar se ishte marrë peng nga Policia e Kosovës.

“E para që mund të konstatoj është se unë kam qenë i marrur peng. Pra unë jam marrë peng nga një polici e cila është dirigjuar me udhëheqje politike dhe pa urdhër të prokurorit unë jam arrestuar. “Mua më kanë marrë vetëm sepse më kanë kundërshtar politik,”- tha Molliqaj.

Ai kërkohej nga Policia për shkak se dyshohej që kishte sulmuar një zyrtar policor më datën 29 janar kur ishte mbajtur një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, por veç tij në pranga përfundoi edhe aktivisti i PSD-së, Adem Megjuani. Të dyve u ishte komunikuar masa e ndalimit për 48 orë, por Megjuani u lirua dje pasi ishte arrestuar më parë se Molliqaj.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj

Sondazh

Poll