Bota

Kërkohet shkarkimi i tij,Abazoviç pas dështimit të seancës:Kështu do shkojë e nesër!

3 Shkurt 2022, 23:22 Nga DOSJA
Kërkohet shkarkimi i tij,Abazoviç pas dështimit të

MAL I ZI- Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar faktin se nuk është mbajtur seanca e Kuvendit, në të cilën është planifikuar të diskutohet për shkarkimin e tij. Abazoviç tha se nesër do të ketë edhe më pak qytetarë në mbështetje të qeverisë, duke u shprehur i bindur në misionin e tij kundër kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

“Nesër do të ketë edhe më pak njerëz në mbështetje të qeverisë, për mendimin tim. Çështja është e paqartë. Është vazhdimësi e përgjigjes ndaj vullnetit të popullit. Edhe sikur të ishte ndryshe, nuk ka problem. E vetmja tendencë është që ne të gjithë të shkojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që mund ta shtyjë vendin përpara. Do të përfundojë në mënyrë shumë të ngjashme edhe gjatë ditës së nesërme,”- tha Abazoviç.

Theksojmë se gjatë ditës së nesërme pritet që të mbahet seanca e radhës parlamentare, ku do të diskutohet shkurtimi i mandatit të Kuvendit. Mali i Zi është futur në krizë politike pasi partia e zv/kryeministrit shqiptaro-malazez ka propozuar me disa parti të tjera të vogla propozojnë krijimin e qeverisë së re të pakicës, ndërsa qeveria aktuale sulmoi Abazoviçin për tradhëti politike.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic mali i zi dritan abazovic mali i zi

Sondazh

Poll