Bota

Iu iku nga duart në kufi! SHBA e kishte futur ‘black-list’, arratiset Milan Radojçiç

3 Shkurt 2022, 22:46 Nga DOSJA
Iu iku nga duart në kufi! SHBA e kishte futur ‘black-list’,

PRISHTINË– Milan Radojçiç i është arratisur Policisë së Kosovës në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak. Ai ishte vendosur në listën e të kërkuarve para disa ditëve, por ai ka arritur të arratiset pasi i janë marrë dokumentet për verifikim nga Policia në kufi. Deri më tani raportohet se Radojçiç ka mundur që t’i japë makinës mbrapsht dhe të arratiset. 

Radojiçiç ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, por më pas u hoq nga lista e të kërkuarve me vendim të prokurorit që merrej me çështjen.

Megjithatë Prokuroria Speciale e ka vendosur sërish në listën e personave të kërkuar, e më pas ishte Departamenti Amerikan i Shtetit që i sanksionoi atë dhe disa zyrtarë të tjerë të Listës Serbe.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosove milan radojçiç policia e kosoves kosove milan radojçiç policia e kosoves

Sondazh

Poll