Aktualitet

U arrestua! Kush është ‘Vinz’, pjesëtar i bandës shqiptare ‘Hellbanianz’ në Londër

3 Shkurt 2022, 08:43 Nga DOSJA
U arrestua! Kush është ‘Vinz’, pjesëtar i bandës

TIRANË– Ervin Selita, 30-vjeçari i njohur si ‘VINZ’ është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një pronar hoteli. I riu është një person i njohur në Shqipëri dhe në Londër. Ai është pjestar i grupit të njohur ‘Hellbanianz‘, grup që ka qënë në fokus të mediave londineze si të rrezikshëm.

Hellbanianz është një grup i dominuar nga shqiptarët dhe sipas raportit të policisë, merret me trafikun e drogës në lindje të kryeqytetit britanik. Ky grup ka hyrë fuqishëm edhe në tregun shqiptar, por jo me kokainë, por me videoklipe, të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Këngët e tyre në ‘Youtube’ kanë miliona shikime, ndërsa në videoklipe reklamohet jeta e shtrenjtë që ata bëjnë, me makina dhe aksesorë luksi. Anëtarët e Hellbanianz nuk e fshehin në tekstet e këngëve aktivitetin me të cilin merren në Londër.

‘Hellbanianz’ është një prej grupeve shqiptare që veprojnë në lindje të Londrës, raportoi ‘The Times’, dhe që veçohet nga grupet e tjera shqiptare’. Mediat britanike e konsiderojnë “Hellbanianz” si një nga disa bandat e fuqishme që merren me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut. Ata thuhet se qëndrojnë pas linjave të trafikut të kokainës së pastër në Britaninë e Madhe.

LAJMI KRYESOR: Tentohet të vritet pronari i një hoteli në Tiranë! Arrestohet 30-vjeçari e partnerja

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet vinzi ervin selita arrestohet vinzi ervin selita

Sondazh

Poll