Aktualitet

Profili i të parit vrasës serial, kapteri nga Shkodra me ditar: Do vras 33 persona

3 Shkurt 2022, 07:41 Nga DOSJA
Profili i të parit vrasës serial, kapteri nga Shkodra me ditar: Do

TIRANË– 28 janari i vitit 2002 do të trondiste qytetin e Shkodrës. Një çift bashkëshortësh do të vriteshin brenda shtëpisë së tyre. Ekzekutimi i tyre do të bëhej nga miku i familjes, Sadik Kuniqi. Ky i fundit ju shkoi për vizitë në shtëpi dhe vrau në befasi Isuf dhe Sadete Sulën. Ai shkoi edhe më tej, duke ju telefonuar vajzave të çiftit dhe duke i kërcënuar se do ti ekzekutonte dhe ato.

Sadik Kuniqi është vrasësi i parë serial i identifikuar së bashku me planin e tij të ekzekutimeve. Ai kishte një ditar në të cilin u gjetën emrat e 33 personave që do të ekzekutonte. Kuniqi punonte si Kapter në degën e Punëve të Brendshme në Shkodër për postën e kufirit. Pas disa lëvizjeve ai është larguar përfundimisht nga detyra në vitin 1992 dhe ka nisur të punojë si murator.

Në vitin 2000 ai u divorcua nga bashkëshortja dhe shkak për këtë ishin çrregullimet e tij psikike. Në janar të vitit 2002 ka nisur dhe kasaphana e Kuniqit në Shkodër. I lidhur me profesionin e tij të dytë, të muratorit, Kuniqi i ka kryer 4 vrasjet e tij me një mistri. Në 2003 Kuniqi është dënuar me vendim gjykate me burgim të përjetshëm. I vetëm në qeli, vrasësi serial filloi të vuante nga haluçinacione dhe skizofreni e rënduar. Ai ndërroi jetë në vitin 2005 në spitalin e burgut pas një problem me apandesitin.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet çesk simoni mira simoni sadik kuniqi çesk simoni mira simoni sadik kuniqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shkurt 2022, 22:21

Shkrumbohet një restorant në Spille

SPILLE – Një restorant është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në plazhin e Spilles. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të mbrëmjes.Mësohet se nga flakët ...