Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës shkarkoi drejtorin, Braçe: Neveri, karteli e hoqi nga puna

3 Shkurt 2022, 07:41 Nga DOSJA
Autoriteti i Konkurrencës shkarkoi drejtorin, Braçe: Neveri, karteli

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas shkarkimit nga detyra, të drejtorit të Drejtorisë Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore, Indrit Reka. Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, Braçe thotë se kjo është e neveritshme dhe e turpshme. Më tej, ai shton se Reka është hequr nga puna nga karteli që duhet të ishte në hetim.

POSTIMI:

KJO QENKA E TURPSHME, E NEVERITSHME! Domethene ky nepunes i ka spjeguar MEDIAS vendimin e KOMISIONIT TE KONKURRENCES, dy paleve ne shumice e ne pakice ne te, per TREGUN E GRURIT E MIELLIT NE KULM TE RRITJES SE CMIMIT NGA NJE KARTEL I HETUAR ATY dhe, keta e kane HEQUR NGA PUNA! Fiks ata qe morren vendimin per te shmangur gjoben per kompanite e hetuara te kartelit! Neveri!

Reka rrëfeu për mediat se si pesë kompani kishin monopolizuar tregun e miellit dhe megjithatë ato arritën t’i shpëtonin gjobës prej 5 milionë euro falë votës së tre anëtarëve të “Konkurrencës”, të cilët deklaruan se nuk ka prova të mjaftueshme që rritja e çmimit të bukës të jetë bërë nga importuesit.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erion brace indrit reka erion brace indrit reka

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shkurt 2022, 22:21

Shkrumbohet një restorant në Spille

SPILLE – Një restorant është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në plazhin e Spilles. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të mbrëmjes.Mësohet se nga flakët ...