Aktualitet

‘Prurja e re’/ Manastirliu del ‘bllof’, komentuesi: Dr.Ervini ka vite në QSUT

3 Shkurt 2022, 06:48 Nga DOSJA
‘Prurja e re’/ Manastirliu del ‘bllof’, komentuesi:

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar ditën e djeshme atë që ajo e quan një “prurje” të re në repartin e Reumatologjisë në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas ministres Manastirliu, mjeku Ervin Rapushi është një prej mjekëve të punësuar rishtazi. E pikërisht kjo fjalë duket se ka ngritur disa vetulla në radhët e kolegëve të tij. Nën seksionin e komenteve, kanë zbuluar se mjeku punon në QSUT që prej vitit 2013. Alvi Bajramaj, përgjegjës i zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në QSUT, ka sqaruar se ai ka qenë vullnetar me kontratë të ripërtërishme.

KOMENTET NËN POSTIMIN E MINISTRES:

Gentian Caco: Dr.Ervini është i mirë, por unë e di që të paktën prej 2013 në QSUT punon! Ç’ne që qenka blerje e re! Ervin Rapushi, ilegal ishe deri më tani mo shoku? Alvi Bajramaj dini gjë ju që keni qenë të PR?

Alvi Bajramaj: Gentian Caco ka pas punuar vullnetar me kontratë që i ripërtëritej çdo vit!

Megjithatë sërish ka qenë pjesë e QSUT-së, pse po shitet tani si një prurje e re? Apo për shkak të mungesës së mjekëve dhe infermierëve që çdo ditë e më shumë po largohen nga vendi?

(k.m)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore alvi bajramaj ervin rapushi gentian caco ogerta manastirliu alvi bajramaj ervin rapushi gentian caco ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shkurt 2022, 22:21

Shkrumbohet një restorant në Spille

SPILLE – Një restorant është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në plazhin e Spilles. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të mbrëmjes.Mësohet se nga flakët ...