Bota

“Marry Me”/ J.Lo vjen me një tjetër film, mediat: Është jeta e saj!

2 Shkurt 2022, 12:58 Nga DOSJA
“Marry Me”/ J.Lo vjen me një tjetër film, mediat:

SHBA- Artistja hollivudiane Jennifer Lopez, ka marrë pjesë në filmin e shumëpritur “Marry Me” si aktore kryesore, një film që sipas medieve ndërkombëtare tingëllon shumë si jeta e saj personale. Në këtë film që pritet të dalë shumë shpejt, Lopez luan rolin e një superylli, shumë të ngjashëm me atë vetë.

New York Times ka postuar në rrjetin social instagram, një shkrim ku bën të ditur se filmi me aktore kryesore Jennifer Lopez do të shfaqet në Peacock më 11 shkurt.

Postimi i plotë i The New York Times

Pas lundrimit në ujërat e pabesë të të famshmëve për gati tre dekada, Jennifer Lopez është duke sfiduar veten me “Marry Me”, një film që tingëllon shumë si jeta e saj personale. Në të, ajo luan rolin e një superylli të ngjashëm me J.Lo, duke u përpjekur të krijojë një balancë mes jetës së dashurisë dhe sfidave që të jep fama e madhe. (Ju duket e njohur?)

Në moshën 52-vjeçare, në një kohë kur yjet femra zakonisht e gjejnë veten në një purgator hollivudian, Lopez duket se është më në kulm të karrierës se kurrë. Pavarësisht tre martesave dhe lidhjeve të tjera të dështuara (ajo është kthyer me Ben Affleck, me të cilin u takua në vitet 2000), Lopez ende beson te fati. Filmi do të shfaqet në Peacock më 11 shkurt, dhe gjithashtu duket të jetë linja kryesore e jetës së saj.

“Nuk mund ta jetosh jetën dhe të mendosh se gjërat janë thjesht gabime: Unë thjesht gabova atje, gabova dhe atje. Jo, të gjitha janë mësime,”- tha Lopez në një intervistë me New York Times. “Është me të vërtetë mësimi që mund të merni nga gabimet që do t’ju ndihmojë të rriteni dhe të shkoni në nivelin tjetër të të kuptuarit të vetes, të gjetjes së vetes dhe të aftësisë për të qenë në paqe me jetën tënde, në paqe me atë që je.”

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota filmi "marry me" jennifer lopez the new york times filmi "marry me" jennifer lopez the new york times

Sondazh

Poll