Bota

Kushërira e Rita Orës emërohet nënkryetare e Komunës së Prishtinës

2 Shkurt 2022, 12:12 Nga DOSJA
Kushërira e Rita Orës emërohet nënkryetare e Komunës

KOSOVË– Nënkryetarja e re e Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës është emëruar Donjeta Sahatçiu. Emërimi i saj është bërë i ditur ditën e sotme nga nënkryetari i partisë, Uran Ismaili, gjatë një konferencë për media.

Donjeta Sahatçiu është nënkryetarja e parë grua e Prishtinës e emëruar nga PDK dhe këtë e cilësoi si ndër të jetës së saj.

Burime të Express Rozë zbuluan se nënkryetarja Sahatçiu është kusherirë e afërt e këngetares me famë botërore Rita Ora. Nënkryetarja Sahatçiu nuk ka llogari në Facebook dhe Instagram me emrin e saj, prandaj nuk u pa gjëkundi nëse Rita dhe Donjeta e “ndjekin” njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Sahatçiu ka studiuar për menaxhim, ekonomi dhe politika publike në RIT Kosovo, ku edhe është përzgjedhur studente e gjeneratës (2012), dhe menaxhim e administrim biznesi (eMBA) në Sheffield University.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora donjeta sahatçiu rita ora donjeta sahatçiu rita ora

Sondazh

Poll