Aktualitet

Korçë, Elbasan e Peqin! 25 urdhër-arreste, efektivë burgjesh e të burgosur “VIP”

1 Shkurt 2022, 18:06 Nga DOSJA
Korçë, Elbasan e Peqin! 25 urdhër-arreste, efektivë

ELBASAN– Megaoperacion në tre qytete të vendit! Një hetim që ka nisur që në vitin 2020, ka vërtetuar se brenda në qelitë e institucionet e vuajtjes së dënimit jetohet në luks. Në Elbasan, Peqin dhe në Korçë, ka nisur një aksion pas prerjes së 25 “udhër-arrestesh”, ku mes tyre përfshihen efektivë rendi, policë të burgjeve, biznesmenë e madje edhe të dënuar “VIP”. Rrjeti i punonjësve të burgut në Elbasan, Peqin dhe Korçë, nga të cilët raportohet se 11 kanë përfunduar në pranga, ku me anë të bashkëpunimit mes tyre, akuzohet se arritën të fusnin brenda qelive lëndë narkotike, alkool, femra që nuk i përkasin rrethit familjar, lojëra fati dhe sende të tjera të paligjshme.

Po ashtu urdhër ndalimi si pjesë e grupit është dhënë edhe për 9 të burgosur ku disa prej tyre njihen si ttë burgosurit “VIP” për shkak të të shkuarës së tyre kriminale, por duket se në burg nuk po vuanin për gabimet e tyre.  Ndër emrat e spikatur si të përfshirë në këtë mega operacion janë: Gaxhai i Vlorës, Arben Grori, Klajdi Gjeçi, Aleksandër Sinanaj dhe Aleksandër Llanaj. Po ashtu, në pranga ka përfunduar edhe shefi i Policisë së Burgut të Elbasanit, Hysni Ndreu. Ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe disa biznesmenë, konkretisht një çift, të cilët kishin një dyqanpranë burgut të Peqinit.

Por gjithashtu përmenden edhe biznesmenë nga Vlora, që ua kthenin të dënuarve qelinë në kasino. “Urdhër arrestet” për të gjithë janë prerë për akuzat e kryerjes së veprave penale: shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm. Megjithatë deri më tani lidhur me rastin nuk ka asnjë njoftim zyrtar për të konfirmuar dhe për të pasur detaje zyrtarisht të konfirmuara nga ana e Policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit. Hetimi për operacionin ka nisur që në vitin 2020 por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me çfarë ka ndodhur dhe si është zbuluar grupi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Zbardhen detaje nga operacioni në Elbasan, kush përfundoi në pranga

I burgosuri “VIP” me drogë brenda qelisë, ‘kapet’ edhe Arben Grori

MEGA-operacioni në Elbasan! Drogë, alkool dhe femra në qeli,’përfitues’ dhe “Gaxhai”

Drogë! Arrestimet në Elbasan, mes tyre efektivë të burgut të Peqinit dhe biznesmenë

KUDO mjete Policie! Pamjet nga Elbasani,qyteti i “blinduar”,zhvillohet megaoperacion

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni ne elbasan elbasan aksioni ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll