Aktualitet

6 mafie ‘pushtojnë’ Ekuadorin/ Vrasja e Ergys Dashit, lidhjet me kriminelët rusë

1 Shkurt 2022, 22:39 Nga DOSJA
6 mafie ‘pushtojnë’ Ekuadorin/ Vrasja e Ergys Dashit, lidhjet

EKUADOR– Vdekja e Ergys Dashit në Guayaquil tërhoqi vëmendjen e Policisë Ndërkombëtare (Interpol). Informacioni i siguruar nga Interpol paralajmëronte se burri me origjinë shqiptare ishte një nga drejtuesit më të rëndësishëm të trafikut të drogës në Evropë dhe një pjesë të Azisë. Dosja e tij penale, ishte aq e fshehur saqë në Ekuador nuk kishte precedentë penalë. Për këtë arsye, efektivët e Policisë tregojnë se ai ecte lirshëm nëpër rrugët e Guayaquil. Në fakt, natën e vdekjes ai ndodhej në një restorant në veri të qytetit.

Atje ai u kap nga persona të armatosur të cilët e qëlluan me më shumë se 20 të shtëna duke e lënë të vdekur në vend. Ergys Dashi ishte një nga emisarët e dërguar nga bosët e mafias për të menaxhuar rrugët, furnitorët dhe të gjithë logjistikën e transportit përmes të cilës bëhet edhe trafiku i kokainës. Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se Dashi ishte një nga lidhjet më të fuqishme të mafias shqiptare dhe asaj ruse në Amerikën e Jugut.

Hetuesit nga ai vend tregojnë se, që nga fillimi i pandemisë, trafikantët kolumbianë të drogës kanë katërfishuar prodhimin e kokainës, gjë që hapi lidhje të reja me mafiozët nga të gjitha kontinentet. U rikuperuan gjithashtu aleanca të tjera që datonin që prej viteve 1980 dhe 1990. 6 grupe mafioze ndërkombëtare kanë ‘pushtuar’ Ekuadorin.

Ato veprojnë kryesisht në trafikun e kokainës, trafikun e armëve dhe qenieve njerëzore si dhe në pastrimin e parave të pista. Shumica janë arrestuar për krime të lidhura me drogën ose vepra të tjera kriminale. Në vitin 2021, Policia arrestoi anëtarë me peshë të mafias. Njëri prej tyre ishte Brayan Rodríguez, anëtar i dyshuar i kartelit meksikan Sinaloa, nëntorin e vitit të kaluar në Quito. Ai kërkohej nga Shtetet e Bashkuara dhe ekstradimi i tij u miratua më 13 janar. Agjentët kundër narkotikëve theksojnë se kapja e tij u krye nën monitorimin e inteligjencës në koordinim me Shtetet e Bashkuara. Raportet ndërkombëtare tregojnë se këto organizata kanë edhe celula të dedikuara për vrasës me pagesë.

Në fakt, disa nga këto grupe të vogla janë vendosur në jug të qytetit. Mosmarrëveshjet për territoret ka bërë që dhuna të arrijë nivele të larta madje deri në atë masë sa në Guayaquil këtë muaj janë kryer shumë se 70 krime, dy herë më shumë se në janar të vitit 2021. Vrasjet e fundit në Los Guasmos, që lanë pesë të vdekur, ishin pasojë luftës së bandave të drogës të karteleve meksikane me ato evropiane. Prania e këtyre makro-organizatave kriminale është zbuluar vitet e fundit në Kolumbi, Ekuador dhe Peru.

Agjentët antinarkotikë konfirmojnë këtë realitet dhe theksojnë se ata janë emisarë të dërguar nga bosët e mafias për të menaxhuar rrugët, furnitorët dhe të gjithë logjistikën e transportit dhe transportit të mallrave. Për këtë arsye, ka nisur një monitorim të rreptë policor në 28 zona të konsideruara kritike në Guayas. Një pjesë e strategjisë së sigurisë është forcimi i organeve të inteligjencës për të zbuluar lidhjet me drejtuesit e mafieve ndërkombëtare.

Trafiku i drogës dhe vrasjet me porosi nuk janë të vetmet fusha që mafiet ndërkombëtare operojnë në Ekuador. Policia ka raporte të rregullta për bandat në Evropë të cilat janë përfshirë në pastrim parash, kontrabandë emigrantësh dhe fajde.

Marrë nga elcomercio.com

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ergys dashi vritet ergys dashi ergys dashi vritet ergys dashi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shkurt 2022, 20:55

Parruca: Libri i Lea Ypit, rrëfim apo trillim

TIRANË- Gazetari Edvin Parruca ka komentuar librin e Lea Ypit ‘Të Lirë’. Me anë të një postimi në Facebook, Parruca shkruan se shtatore të Stal...