Bota

FOTO/ Organizator i protestës, arrestohet dhunshëm Molliqaj duke hyrë në Pressing

1 Shkurt 2022, 19:25 Nga DOSJA
FOTO/ Organizator i protestës, arrestohet dhunshëm Molliqaj duke

KOSOVË- Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar para pak minutash afër zyrave të T7. Gazeta Ekspress shkruan se Molliqaj ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot.

Ai është arrestuar atje nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.

Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policor.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj

Sondazh

Poll