Bota

Protesta e së shtunës, forcat policore rrethojnë studion e T7 në pritje të Molliqajt

1 Shkurt 2022, 19:13 Nga DOSJA
Protesta e së shtunës, forcat policore rrethojnë studion e T7

KOSOVË- Policia e Kosovës po e kërkon kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn, për ta arrestuar pas veprimeve të tij në protestën që u mbajt të shtunën. Gazeta Ekspress shkruan se makina civile dhe zyrtare të Policisë së Kosovës kanë mbërritur afër zyrave të T7 nga ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing, ku i ftuar është Molliqaj.

Policia e Kosovës është duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja ia ka bërë këtë rekomandim qeverisë.

Ditën e diel, Policia e Kosovës i ka shkuar Molliqajt në zyrë dhe shtëpi, megjithatë nuk arritën ta gjejnë të parin e PSD-së në këto dy lokacione. Në protestën që morën pjesë mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policor.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj

Sondazh

Poll