Bota

Tensionet Moskë-Kiev, Ukraina plane për të rritur ushtrinë, Bliken takohet me Lavrov

1 Shkurt 2022, 18:02 Nga DOSJA
Tensionet Moskë-Kiev, Ukraina plane për të rritur ushtrinë,

KIEV– Presidenti i Ukrainës nënshkroi një dekret sot për të rritur forcat të armatosura me 100,000 trupa, ndërsa liderët evropianë u rreshtuan për ta mbështetur atë në një përplasje të mundshme me Rusinë. Edhe pse trupat janë grumbulluar në kufi, presidenti Volodymyr Zelenskiy u kërkoi ligjvënësve të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin lëvizjet e panikut.

Nga ana tjetër, edhe Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit me Ukraninën edhe pse i mohon planet që ka për të pushtuar vendin. Kryeministri britanik Boris Johnson gjithashtu vizitoi Kievin sot si një shfaqje perëndimore të mbështetjes e duke paralajmëruar kështu presidentin rus Vladimir Putin se do të paguante një çmim të lartë për çdo agresion.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet dhe të angazhohet në dialog për të gjetur një zgjidhje diplomatike dhe për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme,”-tha Johnson në komentet e lëshuara përpara mbërritjes së tij. Ndërkohë që po sot, sekretari i Shtetit të SHBA Antony Blinken do të takohet sot me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, një përpjekje për dialog rreth çështjes së Ukrainës.

Bisedimet vazhdojnë, ndërsa Rusia nuk ka sinjalizuar ende lëvizjen e saj të radhës dhe Kremlini përsëriti se Putini do të përgjigjet ndaj sulmeve “kur ta konsiderojë të nevojshme”. Në një konferencë për shtyp javën e kaluar, Putin tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk i kishin adresuar kërkesat kryesore të sigurisë së Moskës, por Rusia ishte e gatshme të vazhdonte të bisedonte.

Varësia e Evropës nga furnizimet ruse me energji dobëson “dorën e Perëndimit” për t’iu përgjigjur çdo lëvizjeje me sanksione. Që nga viti 2014, Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë vendosur tashmë disa raunde sanksionesh që kishin pak ndikim në sjelljen e Rusisë.

Rusia ishte përpjekur të bllokonte seancën e hapur të organit të OKB-së, por u votua me 10 vota kundër 2. Moska dëshiron që Perëndimi të premtojë se Ukraina nuk do t’i bashkohet kurrë aleancës së NATO-s, por SHBA e ka refuzuar hapur këtë kërkesë. Ndërsa gjithashtu Moska i sheh trupat e NATO-s në Evropën Lindore si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj. Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014. Ajo po mbështet gjithashtu rebelët që pushtuan zona të mëdha të rajonit lindor të Donbasit menjëherë më pas dhe rreth 14,000 njerëz kanë vdekur në luftimet.

Marrë nga Reuters.com

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kryesore konflikti rusi-ukraine volodymyr zelenskiy konflikti rusi-ukraine volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll