Bota

Danimarka i rikthehet jetës normale, vendi heq të gjitha kufizimet ndaj Covid

1 Shkurt 2022, 17:32 Nga DOSJA
Danimarka i rikthehet jetës normale, vendi heq të gjitha kufizimet

DANIMARKË- Danimarka të martën bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që heq të gjitha kufizimet e saj për Covid, pavarësisht numrit rekord të rasteve, duke u mbështetur në shkallën e lartë të vaksinimit për të përballuar variantin më të butë Omicron. France24 shkruan se pas një përpjekjeje të parë për të hequr të gjitha kufizimet e tij midis shtatorit dhe nëntorit, vendi skandinav po heq sërish maskat e fytyrës, lejet për Covid dhe orët e kufizuara të hapjes për baret dhe restorantet.

Klubet e natës rihapen të martën, kur kufizimet në numrin e njerëzve të lejuar në tubime të brendshme gjithashtu marrin fund. Vetëm disa kufizime mbeten në fuqi në kufijtë e vendit, për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga vendet jashtë Shengenit. Lehtësimi vjen pasi Danimarka regjistron rreth 40,000-50,000 raste të reja me Covid në ditë, ose pothuajse një për qind e 5.8 milionë banorëve të vendit.

Më shumë se 60 përqind e danezëve kanë marrë një dozë të tretë — një muaj përpara planit të autoriteteve shëndetësore — krahasuar me një mesatare të BE-së prej pak më pak se 45 përqind. Përfshirë ata që kanë pasur së fundmi Covid, autoritetet shëndetësore vlerësojnë se 80 për qind e popullsisë është e mbrojtur nga format e rënda të sëmundjes.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid ne danimarke danimarka covid ne danimarke danimarka

Sondazh

Poll