Politike

“Tërmet, tërmet”, PDIU reagon pas mbylljes së votimeve: Shqiptarët refuzuan, zgjedhjet ishin farsë

30 Qershor 2019, 21:33 Nga DOSJA
“Tërmet, tërmet”, PDIU reagon pas mbylljes së

TIRANË- Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas mbylljes së votimeve. Një një deklaratë për mediat PDIU shkruan se sot shqiptarët braktisën Ramën dhe zgjedhjet ishin farsë.

Më tej në këtë deklaratë shtohet se shqiptarët nuk u trembën nga kërcënimet me heqje nga puna dhe për heqjen e kafshatës së gojës.  

“Opozita ka ndërkohë në disponim të gjitha provat për numrin e vërtetë të pjesmarrjes në votime, prova të cilat nxjerrin hapur krimin elektoral të rradhës duke treguar pavlefshmërinë totale të këtyre votimeve ekstraligjore”, shkruhet më tej.

DEKLARATA E PLOTË

Tërmet…tërmet

Sot shqiptarët pane me sytë e tyre farsën më të turpshme elektorale pas 30 vitesh duke e kthyer Shqipërinë në sistem një partiak e duke rrëzuar pluralizmin.

Sot Rilindja dhe Edi Rama vetë kandiduan, vetë votuan, vetë kontrolluan, vetë “fituan”…

Sot Shqiptarët refuzuan kërcënimet me vendet e punës.

Sot shqiptarët refuzuan kërcënimet me ndihmën ekonomike, me kafshatën e bukës.

Sot shqiptarët dhe biznesi refuzuan kërcënimet me gjoba fiskale.

Sot 1 milion shqiptarë refuzuan Edi Ramën dhe Rilindjen.

Sot shqiptarët i dhanë 1 milion shuplaka Edi Ramës dhe Rilindjes.

Po sot, Rilindja tregoi që vesi del me shpirtin. E vetmja gjë që i kish mbetur pa vjedhur deri tani ishte pjesëmarrja në votime…. I futën duart dhe aty duke shtuar 237.345 vota dhe bënë prapë Tërmet… tërmet…. Opozita ka ndërkohë në disponim të gjitha provat për numrin e vërtetë të pjesmarrjes në votime, prova të cilat nxjerrin hapur krimin elektoral të rradhës duke treguar pavlefshmërinë totale të këtyre votimeve ekstraligjore.

I bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të komisioneve zgjedhore e veçanërisht atyre të Komisionit Qendror të zgjedhjeve të mos zhyten më thellë në këtë krim elektoral sepe jo vetëm do mbajnë përgjegjësi penale, por do ndalohen të lëvizin jashtë shtetit ne BE dhe USA dhe do ndjehemi të keqardhur që disa bashkombasve tanë do ju refuzohet levizja pas Tërmetit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deklarata e pdiu pdiu shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 deklarata e pdiu pdiu shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2019, 21:22

Nisin ethet e votave, hapen kutitë në 7 KZAZ

Pas dorëzimit të materialve zgjedhore në të gjitha KZAZ-të e vendit ka nisur dhe procesi i numërimit. Sipas KQZ-së numërimi ka nisur në katër KZAZ, përkatësisht...