Politike

Nisin ethet e votave, hapen kutitë në 7 KZAZ

30 Qershor 2019, 21:22 Nga DOSJA
Nisin ethet e votave, hapen kutitë në 7 KZAZ

Pas dorëzimit të materialve zgjedhore në të gjitha KZAZ-të e vendit ka nisur dhe procesi i numërimit.

Sipas KQZ-së numërimi ka nisur në katër KZAZ, përkatësisht në Pustec, Belsh, Ersekë dhe në Elbasan.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se në dy kuti që janë numëruar deri më tani, është Pali Kolevski i PS që udhëheq me 525 vota, ndërsa Edmond Temelko, kryetari në detyrë i kësaj bashkie, numëron 213 vota

Por burime për Dosja.al bëhet me dije se kutitë janë hapur dhe në Tiranë në KZAZ-në që është në shkollën Vasil Shanto.

Po ashtu nga terreni vijnë informacione se ka nisur dhe numërimi në dy KZAZ në Dropull dhe në Memaliaj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike numerimi i votave shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 numerimi i votave shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll