Politike

Pjesëmarrja në zgjedhje, KQZ-ja nxjerr shifrat zyrtare: Votuan 21.6% e popullsisë

30 Qershor 2019, 20:04 Nga DOSJA
Pjesëmarrja në zgjedhje, KQZ-ja nxjerr shifrat zyrtare: Votuan 21.6% e

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë në një deklaratë për mediat ku komunikoi shifrat zyrare që tregojnë se sa përqind e popullsisë votuan në zgjedhjet e 30 qershorit ku Opozita nuk mori pjesë.

Sipas KQZ-së në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 21.6 % e popullsisë. Ndër të tjera zëdhënësja e KQZ-së theksoi se ka nisur shpërndarja e kutive të votimit dhe se shumë shpejt do të nisë numërimi i votave.

Deklarata e plotë e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë mbyllur të gjithë qendrat e votimit.

Procesi i votimit ka vijuar normalisht në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 qendrat e votimit të KZAZ-nr. 2, Shkodër ku nuk u zhvillua votim.

Menjëherë pas mbylljeve të qendrave të votimit sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor, Komisionet e Qendrave të Votimit sipas proceduave ligjore  kanë nisur  procesin e dorëzimin të kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore nga Qendrat e Votimit drejt Vendeve të Numërimit të Votave.

Sipas të dhënave të raportuara nga Qendrat e Votimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja është si vijon:

Theksojmë se këto të dhëna janë paraprake.

Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së, numërimi fillon vetëm pasi të jenë marrë në dorëzim nga KZAZ-të të gjitha kutitë  e votimit me fletët e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore nga të gjithë qendrat e votimit nën juridiksionin e saj. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kqz pjesemarrje ne zgjehdje shqiperia voton 2019 kqz pjesemarrje ne zgjehdje shqiperia voton 2019

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2019, 19:45

Shqipëri, mbyllet votimi, pjesëmarrje e ulët

Në Shqipëri, procesi i votimit për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe këshillat e rinj bashkiakë, u mbyll sipas afatit në orën 19:00. Përkundër dilemave dhe sh...