Politike

Shkruan “Rama ik” në fletë, kreu i PD-së në Has falenderon votuesit: Rezistuan pavarësisht presioneve, rezultate të ma

30 Qershor 2019, 20:45 Nga DOSJA
Shkruan “Rama ik” në fletë, kreu i PD-së në Has

KUKËS– Kreu i Partisë Demokratike Miftar Dauti ka falenderuar votuesit që në fletët e votimit kanë shkruar “Rama ik”.

Në një status në rrjetet sociale Dauti shkruan se votuesit e Hasit kanë rezistuar pavarësisht presioneve që u janë bërë se do t’u heqin ndihmën ekonomike apo do t’u mbyllin bizneset.

Ndër të tjera Dauti shkruan se rezultatet janë të manipuluara. Ai thekson se nëse Opozita do të kishte garuar pjesëmarrja do të ishte shumë herë më e lartë.

Statusi i Miftar Dautit

Falenderoj te gjithe votuesit e Hasit qe me gjithe presionet nga ana e pushtetit duke ua kushezuar vendin e punes mbylljen e biznesit e deri tek heqja e ndihmes ekonomike per te votuar ,nje pjese e madhe e votuesve qe moren pjese ne votime pa asnje deshire kane shkruar Rama Ik ne fleten e votimit.

Nga 15205 votues me te drejte vote moren pjese ne votime 3356 votues , kjo bazuar ne te dhenat qe PD dhe vezhguesit e saj qendruan ne cdo qender votimi nga  ora 7 e mengjesit e deri ne oren 19 te darkes dhe kane evidentuar cdo votues qe ka hyre ne qendeat e votimit.Nje rezultat qe goditi rende pushtetin e inkriminuar. Njesia administrative Golaj nr votuesve 5876 moren pjese ne votime 1003 votues.Ish Bashkia Krume nr votuesve 5388 moren pjese 1320 votues.

Njesia administrative Fajza nr i votuesve  3101 moren pjese 733 votues. Njesia administrative Gjnaj nr i votuesve 840 moren pjese ne votime 300 Cdo shifer tjeter ne kzaz nr 10 jane vota te futura ne kuti  ne menyre te kundraligjeshme. Pjesmarrjen ne votime ne Bashkine Has do ta publikojme per cdo qv .

Edhe njehere falenderime dhe mirenjohje per votuesit e Hasit dhe te gjithe ekipin qe beri nje pune te shkelqyer ne terren me prova dhe fakte bindese.Nese zgjedhjet do te mbaheshin me opoziten ne gare bazuar ne pjesmarrjen e votuesve ne zgjedhjet  lokale te vitit 2015,votuan  9218 dhe pjesmarrja ne votime 2019 3356  rezultati per PD minimalisht do te ishte 5862 ose 2506 plus.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike miftar dauti shqiperia voton 2019 miftar dauti shqiperia voton 2019

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2019, 19:45

Shqipëri, mbyllet votimi, pjesëmarrje e ulët

Në Shqipëri, procesi i votimit për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe këshillat e rinj bashkiakë, u mbyll sipas afatit në orën 19:00. Përkundër dilemave dhe sh...