Politike

’30 qershori’/ Basha: Sovrani refuzoi. Rama: Shteti fitoi, gati për dialog, në korrik hapim PS-në

30 Qershor 2019, 19:53 Nga DOSJA
’30 qershori’/ Basha: Sovrani refuzoi. Rama: Shteti fitoi, gati

TIRANË- Kreu i qeverisë dhe ai i opozitës pas përfundimit të votimeve kanë dalë njëri pas tjetrit në deklarata ku kanë falenderuar qytetarët. I pari që doli dhe zgjedhjet i quajti fitore për veten e tij dhe opozitën ishte Lulzim Basha. Kreu i demorkatëve u shpreh se qytetarët braktistën Ramën, pasi pjesëmarrja ishte shumë e ulët. “Sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85% e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste”, tha Basha.

Ndërkohë që sapo Basha përfundoi fjalën e tij me plot akzua për qeverinë dhe i quajti zgjedhjet thjesht votime dhe të manipuluara, mori një përgjigje nga Rama. Në një distancë shumë të shkurtër kohore, por dhe gjeografike, Kryeministri u përgjigj nga selia e PS.

Në hollin e mbushur plot me militant dhe në temperatura të larta, Rama i quajti zgjedhjet e sotme fitore. Ai u shpreh se ishin fitore, për Shqipërinë dhe demokracinë e jo për partinë e tij. Numri një i qeverisë u shpreh se sot u vendos një standard i ri për të gjitha zgjedhjet që do të pasojnë këto të 30 qershorit.

Më tej pranoi që kishte bërë gabime në qeverisje dhe premtoi se në muajin korrik do të ketë diskutime të brendshme për të gjetur, “ku çalon puna”. Por bëri dhe një premtim për të gjithë ata punonjës të bashkive të djathta që tashmë do të qeverisen nga PS. Rama u shpreh se nuk do të ketë asnjë largim nga puna, për të gjithë ata punonjës që nuk kanë dalë në protestat e PD dhe nuk kanë kryer krime zgjedhore.

Por fjala e tij që e djersiti aq shumë, pati dhe falenderime. Falenderime pati për SHBA-në, BE-në dhe OSBE-në, për ata që e votuan apo nuk e votuan por dhe për ata që e kanë mbështetur. Falenderim special kishte për të gjithë familjen e tij e në fund nuk mungoi as Basha. Rama dhe njëherë i shtriu dorën për dialog, ku tha se e pret për të bërë marrëveshje për Shqipërinë, por kurrsesi nuk do pranonte kushte.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama lulzim basha shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2019, 19:45

Shqipëri, mbyllet votimi, pjesëmarrje e ulët

Në Shqipëri, procesi i votimit për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe këshillat e rinj bashkiakë, u mbyll sipas afatit në orën 19:00. Përkundër dilemave dhe sh...