Aktualitet

Rikthehet dëbora! Bllokohet rruga e Arbrit, policia: Pajisuni me goma dimërore

1 Shkurt 2022, 07:21 Nga DOSJA
Rikthehet dëbora! Bllokohet rruga e Arbrit, policia: Pajisuni me goma

DIBËR– Rruga e Arbrit është bllokuar. Për shkak të reshjeve të dëborës është bllokuar bypassi Qafë Murrizë dhe rekomandohet që të ndiqet aksi rrugor Klos-Bulqizë-Ulëz. Akset rrugore kryesore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos; janë të kalueshme, mirëpo rekomandohet që drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet antirrëshqitëse. Policia ka ndarë njoftimin, në të cilin aapelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass-Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik. Akset rrugore kryesore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos; janë të kalueshme, drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet antirrëshqitëse. Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital. #policianëshërbimintuaj”

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga e arbrit moti i keq ne shqiperi rruga e arbrit bllokohet rruga e arbrit moti i keq ne shqiperi rruga e arbrit

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shkurt 2022, 08:09

Dëborë dhe në Korçë, zbardhet juglindja

KORÇË– Korça e ka nisur muajin shkurt gjithashtu me reshje të dendura dëbore. Për momentin nuk raportohet të ketë rrugë të bllokuara, n...