Aktualitet

E parkuar prej shumë kohësh, shkrumbohet mjeti në Tiranë

1 Shkurt 2022, 08:30 Nga DOSJA
E parkuar prej shumë kohësh, shkrumbohet mjeti në Tiranë

TIRANË– Një makinë që qëndronte e parkuar prej shumë kohësh është djegur totalisht. Ngjarja, sipas njoftimit të policisë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Rexhep Jella”. Konkretisht, sipas informacionit zyrtar, mjeti është djegur totalisht rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm. Ende nuk është identifikuar pronari i mjetit dhe nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme apo aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Me datë 01.02.2022, rreth orës 06:00, në rrugën “Rexhep Jella”, është djegur plotësisht një mjet i parkuar prej shumë kohësh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe identifikimin e pronarit të mjetit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne tirane policia e tiranes digjet makina ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shkurt 2022, 08:09

Dëborë dhe në Korçë, zbardhet juglindja

KORÇË– Korça e ka nisur muajin shkurt gjithashtu me reshje të dendura dëbore. Për momentin nuk raportohet të ketë rrugë të bllokuara, n...