Aktualitet

Shembja te ‘5 Maji’/Gruaja: Shtëpinë e kam të blerë 2 herë, Veliaj më thotë katunar

1 Shkurt 2022, 07:12 Nga DOSJA
Shembja te ‘5 Maji’/Gruaja: Shtëpinë e kam të

TIRANË– Një prej banoreve të ‘5 Majit’ kundërshtoi shembjen e banesës së saj. Ajo ishte prezente ditën e sotme në zonë, për të kundërshtuar këtë aksion që është nisur, duke thënë se banesa e saj është me letra dhe me pronarë, e se nuk ka arsye se përse duhet të shembet. Ndër të tjera, gruaja shprehet për mediat me tone të larta se banesën e ka blerë dy herë e se nuk është nevoja që ti jepet banesë sociale, pasi kjo e fundit i përket qeverisë.

Shkova bëra ankesën thashë nuk jam dakord, pse ta prishin shtëpinë pa letër, më jepni letër i thashë, më thonë nuk jam unë nuk jam unë. Kush është kapo këtu, po i vrasin njerëzit. Jo nuk i kam hequr gjërat, të më japin përgjigje. Shtëpia sociale nuk është e imja, populli shqiptar nuk e di cfarë është, ajo është e shtetit jo e imja. Unë kam 110 metër shtëpi, më japin shtëpi sociale. Unë kam këtu e 40 vjet, nuk kam ardhur as me të 90 as 95, jam e para këtu. Eshtë blerë shtëpia, ka dalë kunata me fëmijë të vegjël, ia kanë prishur shtëpinë. Unë jam 11 pjestarë në familje, ku të shkojmë. Veliaj më thotë mua katunar, është ai, unë kam 40 vjet këtu. Unë e kam blerë 2 herë pronën.’- thotë gruaja.

LAJMIKRYESOR: Shemben banesat te ‘5 Maji’, IKMT nis aksionin 3 orë më herët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ikmt te 5 maji shemben banesat te 5 maji 1 shkurt 2022 ikmt te 5 maji shemben banesat te 5 maji 1 shkurt 2022

Sondazh

Poll