Aktualitet

Përleshje e përgjakshme në Greqi, vritet 19-vjeçari, 2 të plagosur

1 Shkurt 2022, 06:55 Nga DOSJA
Përleshje e përgjakshme në Greqi, vritet 19-vjeçari, 2

GREQI– Një 19-vjeçar ka mbetur i vrarë si pasojë e një sulmi me thikë. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Selanik, Greqi. Mediat greke shkruajnë se 19-vjeçari ka qenë duke qëndruar në rrugën Gazi në zonën e Charilaou, pak metra larg stadiumit Mars bashkë me dy miqtë e tij në momentin që persona të paidentifikuar e kanë sulmuar me thikë.

Sipas thestival.gr, një person i cili ka qenë duke hipur në një mjet të bardhë markë BMW ka lëvizur në këmbë drejt 19-vjeçarit dhe dy shokëve të tij. Para se të kuptonin se çfarë po ndodhte, ai filloi të godiste me thikë 19-vjeçarin dhe dy miqtë e tij. I riu ndërroi jetë në vend, ndësa dy miqtë e tij u dërguan në spitalin Papanikolaou.

Një banor i zonës në rrugën ku ndodhi ngjarja e përgjakshme ku mbetën të plagosur dy shokët e 19-vjeçarit ka treguar se çfarë ndodhi.

“Dëgjova një bujë dhe u tremba. Prandaj nuk dola. Dëgjova fëmijët duke bërtitur. Kam dëgjuar britma,”- thotë ai.

Një dëshmitar i dytë ka dëgjuar ulërima pas orës 12:30 të së hënës mbrëma si dhe një person që thërriste “të lutem, mos më godit më“. Për krimin e rëndë janë marrë nën hetim 15 persona, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni sulm me thike ne greqi vritet 19 vjecari ne greqi sulm me thike ne greqi vritet 19 vjecari ne greqi

Sondazh

Poll