Politike

“Zgjedhjet 2019”, hapen kutitë e para në disa KZAZ. Kandidatët e PS në avantazh të thellë me kundërshtarët

30 Qershor 2019, 18:59 Nga DOSJA
“Zgjedhjet 2019”, hapen kutitë e para në disa KZAZ.

TIRANË- Pas mbylljes së procesit të votimit për 61 krerët e bashkive në rang vendi, ka nisur edhe procesi i numërimit të votave. Procesi ka nisur në qarkun e Korçës dhe Tiranë, ku janë hapur kutitë e votimit në KZAZ-të e Pustecit dhe në shkollën “Vasil Shanto”.

Pas mbylljes së procesit të votimit, kanë nisur edhe reagimet edhe nga palët politike. Kryeministri Edi Rama e quajti fitore të shtetit, ndërsa kryetari i PD fitore të popullit.

Zv. Kryeministri Erion Braçe e ka cilësuar si referendum dhe fitore zgjedhjet e sotme, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pretendon se pjesëmarrja ishte e ulët, dhe se kjo ishte një fitore për demokracinë.

KQZ në përfundim të votimeve tha se kanë votuar 21.6% e shqiptarëve, por kjo shifër është kundërshtuar nga PS, e cila thotë se kanë votuar shumë më pak vetëm 15.12%. Si çdo zgjedhje dhe sot kutia e parë është hapur në Pustec, e më pas në shumë KZAZ kanë nisur procesi i numërimit të votave ku kandiatët e PS janë në avantazh.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike numerimi i votave shqiperia numeron zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 numerimi i votave shqiperia numeron zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll