Politike

’30 qershori’/ Rama: Fitoi shteti, dialog me opozitën por jo pazare

30 Qershor 2019, 19:00 Nga DOSJA
’30 qershori’/ Rama: Fitoi shteti, dialog me opozitën por jo

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mbylljen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Kryeministri ka falenderuar të gjithë shqiptarët që i besuan Partisë Socialiste. Rama tha se ditën e sotme fitoi shteti dhe e ardhmja, ndërkohë që 30 qershori ishte fundi i një përplasjeve mes qytetarisë dhe harbutërisë.

Kryeministri Edi Rama tha sot se 30 qershori ishte fitorja e shtetit dhe të ardhmes evropiane. “Sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarje të rëndë politike të frymëzuar dhe organizuar për të ndaluar ecjen  tonë përpara në rrugën e normalitetit shoqëror dhe integrimin e popullit shqiptar në familjen e Evropës. Sot ishte dita e zgjedhjeve vendore të radhës që u kthye në ditëm kulmore të një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhshmes, mes anti-shtetit dhe shtetit, mes politikës forcës dhe forcës së politikës, mes dhunës kërcënuese të së djeshme dhe shpresës së natyrshme të së nesërmes. Sot fitoi e ardhmja, shteti, fitoi qytetaria, fitoi shpresa, fitoi Shqipëria e nesërme, humbi me turp Shqipëria e djeshme e pa din dhe as iman”, tha Rama.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll