Art&Argëtim

“Është muaji i dashurisë”/Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit për muajin shkurt

31 Janar 2022, 18:13 Nga DOSJA
“Është muaji i dashurisë”/Meri Shehu bën

Muaji Shkurt është hovi i duhur për secilën shenjë që të marrë çfarë ka pritur nga muaji Janar. Astrologia Meri Shehu, e ftuar në “Rudina” në Tv Klan thotë se do të ketë një pamje më të pastër të qëllimeve, pritshmërive e ndjenjave. Shkurti do të ndikohet nga dashuria dhe në fokus do të jenë çështjet financiare, që në përgjithësi rezultojnë të mira.

Me Janarin mbarojnë shumë vështirësi dhe problematika. Shkurti do të jetë më i ëmbël e i qetë, do të durojmë deri në datën 4 derisa Mërkuri të kthehet në të drejtë sepse është në të kundërt në Bricjap. Sjell ende problematika në çështjet ekonomike e personale, por kemi Hënë të re në shenjën e Ujorit që është një dritare serioze drejt së ardhmes. Do të kemi një ikonë të bukur e të organizuar të veprimeve tona dhe e kemi të qartë qëllimin ku duhet të shkojmë. Do të ndikohen shenjat fikse: Dem, Ujor, Luan dhe Akrep që do të mund të shohin çfarë ndodh përtej vështirësive.

Në datën 16 kemi Hënën e plotë në Luan, një datë e rëndësishme që sjell dashuri, shkëlqim e ngrohtësi. Luani është shenjë e zemrës dhe ka të bëjë me dashurinë, bujarinë, dhembshurinë, gëzimin e jetën. Kthimi i Afërditës në të drejtë në Bricjap që prej ditës së djeshme do të nisë me hapa drejt përmirësimit ekonomik, personal dhe shprehisë ndaj të tjerëve.

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz meri shehu parashikimi i horoskopit meri shehu parashikimi i horoskopit

Sondazh

Poll