Art&Argëtim

Kudo LUKS! Pishinë e dhomë për nargjilë, FOTOT nga brenda pallatit të Putinit

31 Janar 2022, 15:10 Nga DOSJA
Kudo LUKS! Pishinë e dhomë për nargjilë, FOTOT nga brenda

RUSI– Dalin fotot e para nga brenda pallatit luksoz të pretenduar të presidentit rus, Vladimir Putin. 500 fotot janë nxjerrë nga aktivistët rusë kundër korrupsionit, të cilët i kanë publikuar në Fondin Kundër Korrupsionit të Alexei Navalny.

Pamjet tregojnë se vila luksoze në bregun e Detit të Zi të Rusisë ka një pishinë të madhe mermeri të zbukuruar me buste të perëndive greke, një sallon nargjilesh dhe një bar vallëzimi. Po ashtu, vila duket se është e zbukuruar me qindra shqiponja dykrenare të praruara, simbol i shtetit rus.

Pallati ka gjithashtu një fushë hokej nëntokësore, si dhe një banjë me një depo për baltë shëruese. Askush nuk e konteston ekzistencën e vetë objektit, por presidenti rus mohon që objekti është i tij. Vitin e kaluar, shoku i tij, oligarku Arkady Rotenberg tha se ai ishte pronari dhe se planifikonte ta kthente objektin në hotel një ditë.

Marrë nga Blic.rs

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

foto galeri foto galeri alexei navalny vladimir putin alexei navalny vladimir putin

Sondazh

Poll