Art&Argëtim

Egzona: Arjola nuk m’u afrua brenda BBV, ne njihemi nga jashtë

30 Janar 2022, 12:36 Nga DOSJA
Egzona: Arjola nuk m’u afrua brenda BBV, ne njihemi nga jashtë

TIRANË– Moderatorja e RTK-së, Egzona Rafuna është shprehur e zhgënjyer nga Arjola gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP. E ftuar në Fan Club këtë të dielë, ajo u shpreh se jashtë vajzat kanë një miqësi, ndërsa brenda shtëpisë nuk ishte afrimiteti që priste.

“Jo të gjithë e kanë pritur mirë lajmin, na kanë parë si ca javë të lodhshme me ca banorë që do t’i nxjerrim. Fillova ta urreja si term ‘banorët e rinj’. Gjatë ditëve në vijim diçka nuk do të ecte. Me Arjolën kemi miqësi nga jashtë, mendoja se do të kisha miqësi, kisha mjaftueshëm njohje sa të krijoja këtë miqësi. Nuk e kam ndje afrimitetin, pavarësisht se Arjola ka thënë se e kam prit mirë. Nuk e kam prit që Meridian të më priste aq mirë. Po ashtu edhe me Ilirin që ishte e papritur. Me Donaldin dhe Triksën kam qenë më e afërt”, tha Egzona.

Egzona ishte banorja e fundit që u largua të premten nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip egzona big brother vip egzona

Sondazh

Poll