Politike

PD akuza KQZ-së e qeverisë: Po manipulon numrin e votuesve, Rama në panik

30 Qershor 2019, 18:17 Nga DOSJA
PD akuza KQZ-së e qeverisë: Po manipulon numrin e votuesve, Rama

TIRANË- Ivi Kaso, Sekretari për Çështjet Zgjedhore, ka akuzuar KQZ-në se ka manipuluar numrin e pjesëmarrësjve në zgjedhje. Në një dekaratë për mediat nga selia blu, Kaso tha se tashmë ka nisur dhe mbushja e kutive të votimit.  Sipas tij sot në votime kanë marrë pjesë rreth 15% dhe jo aq sa bën të ditur KQZ-ja.

DEKLARATA E PLOTË

Operacioni i drejtuar nga Edi Rama për falsifikimin e pjesëmarrjes në votimet e tij njëpartiake dhe të paligjshme po vazhdon deri në fund. KQZ-ja e paligjshme me 4 anëtarë vetëm nga PS, mashtroi shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar gjatë gjithë ditës dhe deri në fund të farsës. Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, deri në mbylljen e tyre në orën 19:00, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi është 15 për qind. Partia Demokratike paralajmëron kamikazët politikë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se ata do të mbajnë përgjegjësi për falsifikimin që kanë kryer. Me gjithë shkeljet e panumërta të denoncuara nga media dhe qytetarët: që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë, tek blerja e votave, tek mbushja e kutive tek komisionet e votimit me nga 1 anëtarë, që nga votimi në grup deri tek votimi i hapur, tek kërcënimet dhe shantazhet e zyrtarëve dhe grupeve kriminale ndaj votuesve, e deri tek mbushja fiktive e listave të votuesve me emrat e emigrantëve; Edhe pse në këtë farsë ai vetë kandidon, vetë voton e vetë numëron. Paniku i Edi Ramës nga braktisja dhe refuzimi popullor e ka shtyrë drejt manipulimit flagrant të numrit të pjesëmarrësve në këtë farsë. As mbushja e kutive që po ndodh në këto momente, dhe as manipulimi I numrit të votuesve nuk e shpëtojnë Edi Ramën nga ajo që e dinë të gjithë tashmë. Shqiptarët e kanë refuzuar!

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akzuat e pd ivi kaso shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 akzuat e pd ivi kaso shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll