Politike

Mbyllen qendrat, kreu i KQZ-së Zguri: Po shkelin ligjin, duan të shtyjnë orarin e votimit (VD)

30 Qershor 2019, 18:06 Nga DOSJA
Mbyllen qendrat, kreu i KQZ-së Zguri: Po shkelin ligjin, duan të

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri në një deklaratë për mediat ka sqaruar lajmin se është bërë një kërkesë për të shtyrë me 30 minuta procesin e votimit.

Zguri ka deklaruar se orari i procesit nuk do të shtyhet dhe do të mbyllet në orën 19:00. Ai ka thënë sipas kodit Zgjedhor është që orari zgjedhor të hapet në orën 7:00 dhe të mbyllet në orën 19:00.

“Ajo që dua të sqaroj dhe shkak mori një informacion mediatik bëhet fjalë që persona që kërkojnë shtyrje të procesit të votimit. Është në kundërshtim me ligjin, në rastin konkret dua të citoj Kodin. Saranda, në rastin konkret. Orari fillon në 7 dhe përfundon në 19:00. Vetëm ku ka zgjedhës në radhë komisioni merr kartat e identifikimit të atyre që nuk kanë votuar dhe me pas ata votojnë. Nuk ka të dhëna ende për votimet dhe %. Marr shkas për kërkesën për tu shtyrë në 30 minuta për votimin. Është kërkesë e ligjit. Tani që flasim nuk ka incidente. Është normë e kodit zgjedhor kur nis e kur mbyllet votimi.Orari nuk shtyhet dhe nuk ka mbledhje të KQZ. “ ka thënë Klement Zguri.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klement zguri procesi i votimit zgjedhjet lokale 2019 klement zguri procesi i votimit zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll