A do ia lironi zyrën Rakip Sulit? Si përgjigjet kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu (VIDEO)
30 Qershor 2019, 17:07Nga DOSJA
Për kreun aktual të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu procesi i sotëm është antikushtetues, dhe nuk do të certifikohet nga ndërkombëtarët. Në një intervistë për gazetaren Dorjana Bezat, Mziu tha se pjesëmarrja e sotme, pavarësisht presionit të qeverisë ndaj administratës, tregon edhe një herë se shqiptarët e kanë bojkotuar këtë proces farsë
Nuk bësoj që ka ndonjë organizim ndërkombëtar por edhe vendas që të njohë një proces antikushtetues. Një proces i zhdekretuar, një datë e përcaktuar më 13 tetor, një palë votime pa konkurencë, vetëm me një kandidat që përfaqëson PS, dhe me një listë këshilltarësh që përfaqëson prap PS. Kështu që në këtë kontekst jam i bindur që këtë herë do jetë ndryshe pra që nuk i certifikon këto zgjedhje. Pjesëmarrja e sotme, pavarësisht presionit të qeverisë ndaj administratës, tregon edhe një herë se shqiptarët e kanë bojkotuar këtë proces farsë. Ka një pjesëmarrje të vogël diku te 8%, i kanë thënë ‘jo’ procesit farsë.”
Nëse zgjedhjet certifikohen e z.Suli shpallet fitues do e lironi zytën?
Nuk besoj që certifikohen këto zgjedhje. Janë disa hallka së pari strukturat ndërkombëtare, gjykata kushtetuese, ka plot argumenta, ajo cfarë është më zyrtare, vetëm me vota të lira e konkurencë të pastër duhet të fitohet. Zgjedhje monopartiake në shkelje të hapur të kushtetutës.
Është mbyllur procesi i votimit në disa qytete. Me mbërritjen e orës 19:00 që është edhe përfundimi i orarit zyrtar është mbyllur votimi në Vlorë, Kamëz, D...
KAVAJE– Është mbyllur Qendra e Votimit nr 2160 në Kavajë. Shkak për këtë është bërë fluksi i ulët i pjesëmarrësve në proces. Anëtari i KZAZ me kuti në dua...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë thirrjen e fundit qytetarëve që të shkojnë pranë qëndrave të votimit.Me një foto me të birin Kajanin, Veliaj k...
TIRANE- Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka denoncuar se sipas informacioneve që ajo ka, në qendrën e votimit nr. 0216, është mbyllur dera dhe po plo...
Aktori Laert Vasili komentoi procesin zgjedhor në studion e “News24”, duke e cilësuar atë shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Sipas tij, sot është...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për “Al Jazeera” lidhur me zgjedhjet lokale në vend.Në një kronikë të shkurtër për zgjedhjet njëpartiake, Basha...
TIRANË– Një orë para skadimit të afatit të votimit, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim të shkurtër në selinë blu kryetaren e LSI-së, Monika ...
VLORE- Dritan Leli është koncetrat mençurie. Djali i mirë i Vlorës, tashmë kryetar defakto për herë të dytë i qytetit bregdetar, ka bërë një deklaratë që...
Edhe dy orë ka mbetur nga përfundimi i afatit të votimit për drejtuesit e pushtetit lokal.Deri më tani mësohet se kanë votuar rreth 15.5% e shqiptarëve me të dr...