Politike

Parregullsi në zgjedhje/ PD Dibër: Janë konstatuar votime familjare

30 Qershor 2019, 17:24 Nga DOSJA
Parregullsi në zgjedhje/ PD Dibër: Janë konstatuar votime

DIBËR- Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas në Dibër, Dafina Muda ka deklaruar se pjesëmarrja në votime në qarkun e Dibrës, ka qenë tepër e ulët, në krahasim me numrin e zgjedhësve në lista. Gjatë një dalje për mediet, Muda tha se janë vërejtur parregullsi në procesin e votimit, ku janë kostatuar votime familjare.

KZAZ nr 19 në Dibër, e njohur si KZAZ e dosjes 184, deri në këto momente nga 57534 zgjedhës në lista kanë votuar 7738 zgjedhës, ose ndryshe 13.5%. Me gjithë presionin e ushtruar ndaj administratës pjesëmarrja me vetëm 13.5% tregon falsifitetin e këtyre zgjedhjeeve të dirigjuara nga Partia Socialiste.Në të gjitha qendrat e e votimit nisur nga mungesa e komisionerëve të opozitës, janë konstatuar votime familjare. Qendra  e votimit nr 1096, është vetëm një anëtar komisioni dhe nuk asnjë vëzhgues. Në këtë qendër votimi Ylber Uka ka votuar për vete dhe bashkëshorten e tij , pa praninë e saj”, u shpreh Muda. 

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dafina muda diber shqiperia voton dafina muda diber shqiperia voton

Sondazh

Poll