Politike

Berisha: Basha i përfshirë në portin e Durrësit dhe ‘parkun e 4 hajdutëve’

30 Janar 2022, 15:01 Nga DOSJA
Berisha: Basha i përfshirë në portin e Durrësit dhe

VAU I DEJËS- Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga Vau i Dejës se Edi Rama, me një urrejtje ndaj demokracisë, mori peng Lulzim Bashën me afera korruptive ndërsa theksoi se në tokën ku sot ndodhet selia e PD, është parashikuar të shndërrohet në një vend me katër kulla. Sipas Berishës, në këtë projekt do të marrë pjesën e tij dhe Lulzim Basha. Sakaq, Berisha theksoi se Basha është i përfshirë në aferën korruptive të Portit të Durrësit.

“Rama në një urrejtje ndaj demokracisë, arriti të marrë peng Lulzim Bravën, me afera korruptive. 800 mijë metra katrorë në portin e Durrësit, që është afera e shekullit i janë dhënë gjoja një arabi, i cili në një aspekt është një biznesmen i madh shumë, por edhe kaq i madh si mashtrues. Ai ka marrë buzën e Savës në Beograd, për të investuar 4 miliardë euro, por deri tani pas 10 vitesh ka investuar 24 mln euro. Portin e Durrësit e ka marrë Edi Rama dhe Lulzim Brava. E rezulton se përfaqësues i Emar në Shqipëri, është përfaqësuesi i Lulzim Bravës. Ju e patë se çfarë bëri me selitë. Se në çmënyrë armiqësore u soll ai me demokratët që e kanë ndjekur 8 vite. E gjitha kjo sepse selia është parashikuar të shndërrohet në kullat e parkut të ‘4 hajdutëve’. Aty do të ndërtohen 4 kulla, gjejeni ju se sa ka marrë për vete Lulzim Brava. Pluralizmin politik e rithemeluan, rivendosën, burrat dhe gratë, djemtë e vajzat si ju. Njerëz të idealeve, njerëz që nuk e shitën votën për 4 mijë lekë, paçka se pse prej kishte nga ata që nuk kishte darkë, nuk kishte me çfarë të blinte ilaçet, humbët edhe vendet e punës. Por ju nuk u shitët, nuk u dorëzuat. Pluralizmi ishte në zemrat tuaja,“-tha Berisha. 

LAJMI KRYESOR: “Bushati e Rushaj refuzuan”/ Berisha në Vaun e Dejës-deputetëve: Lëreni Bashën!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne vaun e dejes sali berisha berisha ne vaun e dejes sali berisha

Sondazh

Poll