Aktualitet

Përplasi me automjet 32-vjeçarin, arrestohet i moshuari në Fier

30 Janar 2022, 10:17 Nga DOSJA
Përplasi me automjet 32-vjeçarin, arrestohet i moshuari në Fier

TIRANË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier, për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 62-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka përplasur një 32-vjeçar me makinë në gjendje të dehur. Dy persona të tjetër janë arrestuar, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie. Gjithashtu është proceduar penalisht një 38-vjeçar në Mallakastër, pasi për motive të dobta ka dhunuar një 56-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh , 62 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. R., 32 vjeç. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 54 vjeç dhe L. G., 61 vjeç, banues në Patos, pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Ngraçan, Mallakastër, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin E. I., 56 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona policia e fierit arrestohen 3 persona policia e fierit

Sondazh

Poll