Aktualitet

Rrezikon burgim të përjetshëm!’Mbreti’ shqiptar në SHBA u “tradhtua” nga aplikacioni

30 Janar 2022, 09:22 Nga DOSJA
Rrezikon burgim të përjetshëm!’Mbreti’ shqiptar

SHBA- Sky ECC është aplikacioni që çoi në kapjen e mbretit të dyshuar të drogës në SHBA, shqiptarit Ylli Didani. Mediat amerikane i kanë kushtuar një artikull këtij aplikacioni i cili së fundmi është zbuluar se “tradhtoi” të cilësuarin si mbret të drogës në SHBA, Ylli Didani pasi është kapur duke ndërtuar një nëndetëse për të trafikuar kokainë.

Hetuesit zbuluan se Didani dhe partnerët e tij në krim përdornin telefona celularë të koduar me një softuer nga Sky Global, një ofrues kanadez shërbimesh dhe rrjeti komunikimi. Autoritetet e Departamentit të Drejtësisë kërkuan zyrtarisht korrespondentët francezë që të merrnin tekstet e sekuestruara të aplikacionit të mesazheve nga zyrtarët evropianë. Megjithatë, dosjet e qeverisë nuk zbulojnë se si ata siguruan mesazhet.

Ylli Didani është arrestuar në 31 mars 2021 pasi akuzohet se ka kryer trafik ndërkombëtar kokaine në sasi të mëdha. Gjatë hetimit për vite me radhë, prokurorët federalë ranë në “gjurmë” se 44-vjeçari shqiptar së bashku me disa bashkëpuntorë shpërndanin drogë në Evropë. Didani ka bashkëpunuar edhe me Marty Tibbitts, CEO i Shërbimit të Përgjigjeve të Drejtpërdrejta me bazë në Detroit, por që bashkupunimi nuk përfundoi pasi CEO humbi jetën në një aksident ajror. Danini planifikonte të ndërtonte një nëndetëse ose dron nënujor në mënyrë që kokaina të shpërndahej më lehtësisht në Europë. Pasi Tibbitts vdiq, Didani fluturoi nga SHBA në Shqipëri, Spanjë, Holandë, Dubai, Republikën Domenikane dhe Ekuador në kërkim të një financuesi krejt të ri.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne shba ylli didani shqiptari ne shba ylli didani

Sondazh

Poll